Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër po shterin lumin Treska

Ky është burimi kryesor i Lumit Treska në Kërçovë, gjendet në fshatin Izvor, i cili jep nga 600 deri në 1000 litra ujë në sekondë, ka pasur situata kur ka dhënë edhe 2000 litra ujë në sekondë, por kjo ka qenë dikur, ndërsa sot ai po thahet dalëngadalë. Eko-aktivistët për këtë fajin ua hedhin punimeve që po kryhen në autostradën Kërçovë-Ohër.

Nga Krushina e deri në Botun, të gjitha burimet që rrjedhin në Lumin Treska janë dëmtuar nga punimet e autostradës, ku edhe gërmimet kanë qenë më të mëdha dhe janë ndërtuar ura e tunele, sqaron eko-aktivisti Mile Aleksovski.

Biodiversiteti është në kërcënim serioz, sepse është bërë ekocid klasik ndaj Lumit Treska, thotë eko-aktivisti. Ai thotë se shteti duhet të formojë një grup punues me ekspertë të fushës, të vijnë ta shqyrtojnë gjendjen faktike dhe të sjellin një plan për sanim teknik, për kthimin e burimeve të Lumit Treska.

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories