Kasami: Sot promovuam rrugën nga ura në Reçicën e Madhe deri te pika pagesore Tetovë – Gostivar

Ka përfunduar realizimi i projektit për ndërtimin e rrugës nga ura në Reçicën e Madhe deri te pika pagesore në aksin Tetovë-Gostivar, projekt që synon të përmirësojë sigurinë dhe qarkullimin për banorët e kësaj zone dhe qytetarët që përdorin këtë rrugë, ka bërë të ditur kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Rruga e re është e gjatë 1.485 metra, me gjerësi prej 6 metrash, ndërsa është ndërtuar edhe trotuar me gjerësi 1.5 metra.

Sipas Kasamit, investimi pritet të sjellë qarkullim më të lehtë, më shumë siguri dhe kushte më të mira për qytetarët.

“Ky është rezultati i një qasjeje të re: më pak fjalë, më shumë punë, më pak premtime, më shumë projekte të përfunduara”, u shpreh Kasami me rastin e përfundimit të projektit.

Përfituesit kryesorë të këtij investimi janë banorët e zonës, por edhe të gjithë qytetarët që frekuentojnë këtë aks rrugor.

“Ta gëzojnë qytetarët dhe ju qoftë përhajr!”, ishte urimi i Kasamit me rastin e përfundimit të punimeve.

Lajmet e fundit

Arrestohet 25-vjeçari në Tabanoc, paraqiti patentë shoferi të falsifikuar sllovene

Më 6 nëntor 2026, rreth orës 17:10, në Pikën...

Mickoski: Vazhdojmë me reformat që garantojnë zhvillim ekonomik, sundim të ligjit dhe institucione më efikase

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë...

(DOKUMENT) Saranda Imeri Stafai zbulon skandalin: Si i vulosi Ali Ahmeti shqiptarët si “minoritet”

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ndaj...

BDI kërkon përgjegjësi politike dhe penale për Alta Bankën

Bashkimi Demokratik për Integrim do të kërkojë përgjegjësi politike...

Maksit i “djegë” jurisprudenca në shqip, kërcënohet me braktisjen e Qeverisë

“Lëvizja ZNAM nuk do të pranojë që provimi i...

Popular Categories