28 linja të reja ajrore direkte nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit

Nga aeroportet e Maqedonisë janë vendosur gjithsej 28 linja të reja ajrore, duke krijuar më shumë mundësi udhëtimi për qytetarët dhe duke e bërë vendin më të arritshëm për vizitorët e huaj, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit janë vendosur fluturime direkte drejt Parisit, Barcelonës, Lionit, Amsterdamit, Lubjanës, Madridit, Stokholmit, Këlnit, Barit, Pragës, Larnakës, Napolit, Budapestit, Algheros dhe Palermos.

Ndërkaq, linjat e reja nga Aeroporti i Ohrit e lidhin vendin me Stambollin, Bazelin, Larnakën, Madridin, Shtutgartin, Barin, Stokholmin, Katovicën, Vroclavin, Milanon, Bratislavën dhe Vjenën.

Sipas partisë, zgjerimi i rrjetit ajror do të ndikojë pozitivisht edhe në ekonomi, duke nxitur zhvillimin e turizmit, veçanërisht në Ohër, si dhe duke ua lehtësuar kompanive vendase lidhjen me partnerët dhe tregjet ndërkombëtare.

Nga VMRO-DPMNE theksojnë se zgjerimi i rrjetit të fluturimeve është pjesë e angazhimeve të Qeverisë për më shumë mundësi udhëtimi dhe lidhje më të fuqishme të Maqedonisë së Veriut me Evropën dhe botën, përcjell Zhurnal.

Lajmet e fundit

Latifi: Ditë historike për studentët shqiptarë, jurisprudenca do të jepet edhe në gjuhën shqipe

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, e ka cilësuar ditë...

Mexhiti dhe Kasami: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, e...

Shasivari: Ligji për provimin e Jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar nevojën për...

Izet Mexhiti priti ambasadorin e ri të Turqisë, Alper Aktaş: Synohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it,...

10 milionë euro nga gjobat! “Safe City” fitimprurës për shtetin

Rreth 10 milionë euro në vit pritet të derdhen...

Popular Categories