Neziri: Bujar Osmani s’mund ta zëvendësojë Ali Ahmetin sepse humbi në Çair! Pasuesi i Ahmeti nga Pollogu

Analisti politik Xhelal Neziri nuk beson se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, do të tërhiqet nga politika para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Duke folur për pasuesin e mundshëm të Ahmetit në krye të Bashkimit Demokratik për Integrim, Neziri thotë se nuk pret që këtë pozitë ta marrin emrat që aktualisht përmenden më së shumti, përfshirë Bujar Osmanin dhe Artan Grubin.

Sipas tij, pasuesi i Ahmetit duhet kërkuar në rajonin e Pollogut, konkretisht mes Tetovës dhe Gostivarit.

“Sipas mendimit tim nuk do të jenë as Grubi, as Osmani, as të tjerët që përmenden si kandidat serioz. Edhe pse gjithçka është e mundur”, deklaroi Neziri në një intervistë për TV Sitel.

Ai u ndal edhe te situata e Artan Grubit, për të cilin tha se nis një proces gjyqësor, ndërsa për Bujar Osmanin përmendi rezultatin e zgjedhjeve të kaluara në Çair.

“Për z. Grubi dihet se nis një proces gjyqësor dhe nuk dihet kur do të përfundojë. Osmani i ka humbur zgjedhjet në Çair vitin e kaluar. Sipas informacioneve që posedoj, BDI-ja liderin e ardhshëm do ta kërkojë në Pollog, mes Tetovës dhe Gostivarit”, tha Neziri.

Lajmet e fundit

Kurti me mesazh për udhëheqjen e re serbe: Njiheni realitetin, Kosova është shtet i pavarur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që udhëheqja...

Latifi: Ditë historike për studentët shqiptarë, jurisprudenca do të jepet edhe në gjuhën shqipe

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, e ka cilësuar ditë...

Mexhiti dhe Kasami: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, e...

Shasivari: Ligji për provimin e Jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar nevojën për...

Izet Mexhiti priti ambasadorin e ri të Turqisë, Alper Aktaş: Synohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it,...

Popular Categories