BDI: Alternativa vazhdon të figurojë si parti e veçantë, me kryetar të ndryshuar fshehurazi

Në një kumtesë për media Bashkimi Demokratik për Integrim akuzon VLEN-in duke theksuar se Alternativa vazhdon të figurojë si subjekt politik aktiv në Regjistrin Qendror, ndërsa në dokumentet zyrtare si kryetar i saj figuron Zekirija Berisha.

“Sipas të dhënave në Regjistrin Qendror, kryetar i Alternativës figuron Zekirija Berisha, shef i kabinetit të ministrit Bekim Sali. Kur është zgjedhur Zekirija Berisha kryetar? Cili organ partiak e ka marrë këtë vendim? Pse ndryshimi është mbajtur i fshehtë? A e dinë anëtarët e Alternativës se kush e drejton juridikisht partinë e tyre? Kemi një rast skandaloz dhe me gjasë të paprecedentë: një parti ndryshon kryetarin në dokumentet zyrtare, ndërsa këtë fakt e fsheh nga qytetarët dhe nga anëtarët e vet. BESA vazhdon të ekzistojë me Bilall Kasamin kryetar. Alternativa vazhdon të ekzistojë me Zekirija Berishën kryetar“, thuhet në kumtesën e BDI.

Lajmet e fundit

Latifi: Ditë historike për studentët shqiptarë, jurisprudenca do të jepet edhe në gjuhën shqipe

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, e ka cilësuar ditë...

Mexhiti dhe Kasami: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, e...

Shasivari: Ligji për provimin e Jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar nevojën për...

Izet Mexhiti priti ambasadorin e ri të Turqisë, Alper Aktaş: Synohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it,...

10 milionë euro nga gjobat! “Safe City” fitimprurës për shtetin

Rreth 10 milionë euro në vit pritet të derdhen...

Popular Categories