Latifi prezantoi para ambasadores amerikane progresin e ndërlidhjes energjetike me Shqipërinë, projekt i pritur me dekada

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, prezantoi para të ngarkuarës me detyrën e ambasadores së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Nicole Ëarns, progresin e projektit për ndërlidhjen energjetike të vendit me Shqipërinë.

Gjatë takimit, të zhvilluar në trafostacionin e Ohrit, Latifi theksoi rëndësinë e këtij projekti, i cili pritet të kontribuojë në rritjen e sigurisë energjetike, zgjerimin e shkëmbimit ndërkufitar të energjisë dhe forcimin e integrimit rajonal.

Trafostacioni i Ohrit po hyn në fazën përfundimtare, ndërsa punimet për ndërtimin e linjës së transmetimit 400 kV Manastir–Elbasan po zhvillohen me dinamikë të mirë dhe me përparim të dukshëm në terren.

Ndërlidhja me Shqipërinë është një projekt i rëndësishëm për sistemin energjetik të Maqedonisë së Veriut dhe për forcimin e bashkëpunimit energjetik në rajon, veçanërisht në drejtim të rritjes së kapaciteteve për shkëmbimin ndërkufitar të energjisë.

Në kuadër të planeve për zgjerimin e ndërlidhjeve rajonale, MEPSO synon të avancojë edhe projektet për lidhje më të fuqishme me Kosovën dhe Bullgarinë, si dhe për përmirësimin e ndërlidhjes me Greqinë.

“Sa më shumë të jemi të ndërlidhur, aq më të sigurt jemi. Sa më shumë të jemi të integruar në nivel rajonal, aq më të qëndrueshëm dhe më rezistentë jemi”, deklaroi Latifi.

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories