Maqedonia e Veriut dhe Kosova synojnë rikthimin e linjës hekurudhore dhe pikën e përbashkët kufitare

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, është takuar sot me ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit të Kosovës, Dimal Basha, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore.

Sipas Ministrisë së Transportit të Maqedonisë së Veriut, në takim fokus i veçantë i është kushtuar projektit për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, për të cilin grupet e punës të të dyja vendeve do të vazhdojnë aktivitetet për finalizimin e projektit, pas së cilës pritet nënshkrimi i marrëveshjeve ndërshtetërore.

Në takim është diskutuar edhe autostrada Shkup-Bllacë, si dhe mundësia e rikthimit të komunikacionit hekurudhor dhe vendosjes së sistemit “one stop shop”, përkatësisht një pike të përbashkët kufitare hekurudhore mes dy vendeve.

Ministrat kanë vlerësuar se projektet e përbashkëta do të ndikojnë në rritjen e tregtisë, investimeve dhe lidhjes rajonale.

Lajmet e fundit

Kurti me mesazh për udhëheqjen e re serbe: Njiheni realitetin, Kosova është shtet i pavarur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që udhëheqja...

Latifi: Ditë historike për studentët shqiptarë, jurisprudenca do të jepet edhe në gjuhën shqipe

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, e ka cilësuar ditë...

Mexhiti dhe Kasami: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, e...

Shasivari: Ligji për provimin e Jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar nevojën për...

Izet Mexhiti priti ambasadorin e ri të Turqisë, Alper Aktaş: Synohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it,...

Popular Categories