Nis Festivali Ndërkombëtar i Muzikës “Çarshia”, Mexhiti: Po fillon një traditë e re kulturore për Çairin dhe Shkupin

Nga sot nis edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”, një manifestim i ri kulturor që synon të shndërrohet në një traditë të përvitshme dhe të zërë vend mes ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në kryeqytet.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, përmes një postimi në rrjetet sociale, pas konferencës për media kushtuar hapjes së festivalit.

Në prezantimin e festivalit morën pjesë drejtorët artistikë Inva Mula dhe Dëshira Ahmeti Kerliu, ministri i Kulturës dhe Turizmit Sedat Sulejmani, kryetarja e Komisionit për Kulturë Saranda Imeri Stafai, drejtori i festivalit Avni Qaili, drejtori i Teatrit Shqiptar Ismet Ramadani dhe drejtori i KIC-it, Imer Rexhepi.

Pas konferencës, organizatorët vizituan Kurshumli Hanin dhe Suli Hanin, dy hapësirat historike ku do të zhvillohen aktivitetet e festivalit gjatë katër netëve.

Sipas organizatorëve, publiku do të ketë mundësi të ndjekë performanca nga artistë të njohur vendas dhe ndërkombëtarë, me një program që përfshin muzikë klasike, operë, flamenko dhe serenata korçare.

Në mesazhin e tij, Mexhiti ftoi qytetarët të marrin pjesë në festival, duke e cilësuar atë si fillimin e një tradite të re kulturore për Çairin dhe Shkupin.

Lajmet e fundit

Taravari: Ziadin Selës i uroj shëndet dhe suksese!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë një...

VLEN: Shqipëria dhe Kosova 3.5 herë më shumë investime në Maqedoni se Serbia

Konferenca për media e VLEN-it: Sot po flasim për një...

Paraburgim për dhunuesin e gruas në Manastir! I dyshuari u arratis nga stacioni policor pas denoncimit

Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka nisur procedurë hetimore...

Popular Categories