Mot i vranët me reshje shiu dhe erë jugore, pritet rënie e temperaturave nga fundjava

Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të jenë në intervalin prej 3 deri në 9 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 6 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të zbresin në 3, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri 10 gradë.

Nën ndikimin e një mase ajrore jostabile, moti deri në fund të javës do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme lokale të shiut, të cilat do të jenë mbi 20 l/m². Deri të mërkurën do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar kryesisht nga drejtimi jugor. Të enjten dhe të premten, era do të ndryshojë drejtim në veri, gjë që do të shkaktojë rënie të temperaturave

Lajmet e fundit

Virozat sezonale, rritet numri i pacientëve në spitalin e Tetovës

Temperaturat e ndryshueshme gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar në...

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar...

Zhelina dhe Gramshi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore

Komuna e Zhelinës dhe Bashkia e Gramshit kanë nënshkruar...

Iseni: Macura i bleu aksionet për hyrjen në Alta Bankë drejtpërdrejt nga kompania e krushkut të Ali Ahmetit (VIDEO)

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it,...

Popular Categories