Kurti: Kosova e mbështet operacionin anti-narkotik të ShBA-së në Venezuelë

Kryemistri i Kosovës, Albin Kurti në një postim në rrjetin sociale Facebook ka shrkuar se Kosova e mbështet operacionin anti-narkotik të ShBA-së në Venezuelë. Reagimi i Kurtit vjen pas kapjes të Nicolas Maduros nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti mes tjerash potencon se mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.

“Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë. Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.

Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë.

Në këtë kontekst, ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët në vazhdimësi synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake”, ka shkruar Albin Kurti – kryeminsitër i Kosovës.

Lajmet e fundit

Semaforët jashtë funksionit vështirësojnë qarkullimin dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve

Gazetar: Jahja Abazi - Alsat Mosfunksionimi i semaforëve në këtë...

Pajaziti: Pse heshtë Fatmir (Mos)Besimi për Alta Bankën!?

Shkruan: Naser Pajaziti Në gjithë debatin për Alta Bankën serbe...

Gostivar, dhunë në familje, policia privon nga liria dy persona

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin...

Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti bie për 31% brenda një dekade

Në 60 nga 80 komunat e Maqedonisë së Veriut...

BDI: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi dyert Alta Bankës së Beogradit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave...

Popular Categories