Arrestohet 34 vjeçari nga Strimnica e Tetovës, kërcënoi me mjeë të mprehtë kreun e komunës së Zhelinës

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se policia ka privuar nga liria 34 vjeçarin F.B. i cili paraprakisht në ambientet e komunës së Zhelinës ka kërcënuar me një mjet të mprehtë kreun e kësaj Komune. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit.

“Më 02.01.2026 në ora 17:45 në fshatin Strimnicë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Grupçinit kanë privuar nga liria F.B. (34) nga ky fshat, duke vepruar sipas një raportimi paraprak se rreth orës 10:00 në ambientet e komunës së Zhelinës, me një mjet të mprehtë ka kërcënuar B.S. (40) nga fshati Kopançindoll, kryetar i komunës së Zhelinës. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftim e SPB-Tetovë. /Alsat.mk

Lajmet e fundit

Virozat sezonale, rritet numri i pacientëve në spitalin e Tetovës

Temperaturat e ndryshueshme gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar në...

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar...

Zhelina dhe Gramshi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore

Komuna e Zhelinës dhe Bashkia e Gramshit kanë nënshkruar...

Iseni: Macura i bleu aksionet për hyrjen në Alta Bankë drejtpërdrejt nga kompania e krushkut të Ali Ahmetit (VIDEO)

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it,...

Popular Categories