Aktualisht nuk ka informacione shtesë për shtetasin e Maqedonisë, i cili figuron si i zhdukur pas zjarrit në qendrën dimërore Crans Montana në Zvicër.
“Informacionet e fundit që kemi marrë nga institucionet kompetente tregojnë se ka një person me shtetësi të Maqedonisë. Jemi në kontakt me autoritetet dhe policinë zvicerane dhe presim më shumë detaje në lidhje me këtë, pas së çka do ta informojmë publikun”, deklaroi sot zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva.
Miteva tha se janë kontaktuar përfaqësues zyrtarë të Zvicrës dhe se është ofruar ndihmë.
“Jemi në dispozicion dhe presim nëse do të kërkohet ndihmë,” tha Mitevska, duke shprehur në emër të Qeverisë keqardhje dhe ngushëllime për tragjedinë në Crans Montana.
Paraprakisht, familjarët kërkuan ndihmë për gjetjen e Steven Ivanovski në Zvicër. Sipas familjarëve, ai është parë për herë të fundit para zjarrit që shpërtheu më 31 dhjetor në barin “Le Constellation” në qendrën e njohur dimërore Crans-Montana. Steven kishte veshur pantallona të bardha dhe një duks të bardhë.
“Apel për ndihmë: Familja lut të gjithë ata që mund ta kenë parë Steven-in, ose kanë informacion nëse ai është pranuar në ndonjë spital në Gjenevë ose Cyrih, të kontaktojnë menjëherë në numrat e mëposhtëm: 076 415 0868, 076 385 7165, 078 229 5745. Kushëriri im është zhdukur në zjarrin e djeshëm në Zvicër. Nëse dikush e ka parë, të na kontaktojë”, thuhet në njoftimin e familjes.




