Fatmire Sherifi, aktorja e suksesshme e shumë roleve

Fatmire Sherifi,një aktore me të vërtet brilante.

Kur përmendet emri saj,na bien ndërmend rolet e saj në paraqitje të ndryshe gjithandej ku janë shqiptarët.

E diplomuar në Universitetin e Tetovës,në Fakultetin e Arteve,përkatësisht në Arti Dramatik-Aktrim,ku si mentor ka pas Senad Abdulin.

Ajo ka luajtur në shumë filma dhe projekte të ndryshme sa i përket aktrimit,ku me paraqitjet e saj që nga hapat e saj të parë,me paraqitjet e saj unike ka bërë përvehte publikun e gjerë.

“Lufta mbaroi” të Mitko Panov,
“Heroi” i Luan Kryeziut,
“Besa e thyer”,ishin disa nga filmat e shumta të Fatmire Sherifit,ku ajo me një elegancë të paparë shkëlqeu dhe dëshmoi se është një profesioniste e vërtet.

Vlenë të cekët se përpos shumë filmave të ndryshme,shumë të suksesshme ajo kohë pas kohe paraqitet edhe ne “Tregime popullore”,ku trajtohen tema të ndryshme të shqiptarëve ndër vite.
Nuk duhet harruar asesi,se ajo është shfaqur edhe në shfaqje teatrale,sidomos ato shfaqjet për fëmijë,ku asaj i kanë lënë shumë mbresa.

Përveç që është e zonja dhe e suksesshme si aktore dhe artiste,Fatmirja duhet të themi se poashtu është një grimere famtastike,ku është e angazhuar edhe në filma dhe teatro edhe në pjesën e grimit.
Poashtu përveç e suksesshme me projektet e saj,ajo është një nanë e mrekullueshme dhe ka dy fëmijë,fëmijë i bie fjala se ata tashmë janë rritur,ku zonja Fatmire vërtet është shumë krenarë me ta.

Neve nuk na ngelët tjetër përveç t’i urojmë Fatmires,shëndet dhe suksese të panumërta.
Mund të themi lirisht se vërtet ne kemi shumë nevojë për artista të shquar,të zotë dhe të pandalshëm siç është e nderuara Fatmire Sherifi.

Lajmet e fundit

Do të zgjidhet problemi me transportin për studentët e UNT-së

Pas vitesh pritjeje dhe kërkesash për një linjë direkte...

Latifi: Për fëmijët tanë, investojmë në shkollat e Çairit!

Një kërkesë e kahmotshme e banorëve të Çairit pritet...

VLEN: 335 mijë euro për pasaportën e Grubit, familjet shqiptare paguan me ikjen e fëmijëve

VLEN përmes një reagimi thekson se “Kazinomani Artan Grubi...

Mickoski: Rreth 25 milionë euro nga buxheti janë destinuar drejt komunave për projekte kapitale

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur një...

Ademi për rastin Grubi: Hakmarrje politike, procesi po e nxjerr të vërtetën

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, e ka...

Popular Categories