Shpat Kasapi shkoi në Itali për kurimin e djalit – vdiq nga sulmi në zemër

Shpat Kasapi vdiq pas një sulmi në zemër, në moshën 40-vjeçare.

Kështu ka konfirmuar miku i ngushtë i tij, ish-banori i BBVK-së, Rezart Vleshenja.

Sipas tij, artisti ishte bashkë me ish-gruan në Itali për shkak të problemeve shëndetësore të djalit të tyre, i cili shpesh është dërguar atje.

Ai njoftoi se e para që pa Shpatin pa shenja jete, ishte Selvija, ish-bashkëshortja.

“Mbajta veten shumë. Nuk ma merrte mendja. Ai në fakt në Itali ka qenë për dy arsye dhe për djalin, ka një problem. Atje ka shkuar edhe për kurimin e tij bashkë me ish-gruan. Shpatit i ka ndodhur në dhomën kur ka hyrë dhe Selva tha se ai ishte i shtrirë në krevat dhe nuk dha më asnjë shenjë jete, pa puls pa asgjë. Ajo u shtrëngua dhe ka lajmëruar stafin e hotelit”.

“Që të flisja unë për Shpatin nuk do ma merrte mendja. Në këto momente duhet ta falënderojmë për momentet e bukura që na ka dhënë”.

“Jam rritur me të. Që kur kemi qenë të vegjël kemi qenë në aktivitete kulturore kudo. Kemi pasur lidhje familjare shumë të mirë. Nuk e di çfarë gjendje do jenë familjarët”, u shpreh aktori për Top Channel, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se artisti nuk ka pasur probleme shëndetësore, por shtoi se ataku në zemër mund t’i ketë ardhur edhe nga gjenetika, pasi sipas tij, edhe babai i këngëtarit pati vdekur në mënyrën e njëjtë.

“Jo, nuk ka pasur probleme me shëndetin. Ka qenë diçka e familjes, gjenetike sepse edhe babai i Shpatit vdiq nga ataku në zemër. Ai ka pasur shëndet të mirë këto vitet e fundit, zgjidhte edhe ushqimin, bënte kontrolle të rregullta, me sa duket edhe trupi mbase e ndien vet dhe Shpatit i ndodhi kjo që nuk do ma merrte mendja”.

“Para 2 ditësh fola me të, folëm katër herë brenda asaj dite, një nga planet ishte që kishte bërë me Lori Hoxhën për të qenë në Big Brother VIP, por ja që nuk ishte e shkruar”.

Lajmet e fundit

Do të zgjidhet problemi me transportin për studentët e UNT-së

Pas vitesh pritjeje dhe kërkesash për një linjë direkte...

Latifi: Për fëmijët tanë, investojmë në shkollat e Çairit!

Një kërkesë e kahmotshme e banorëve të Çairit pritet...

VLEN: 335 mijë euro për pasaportën e Grubit, familjet shqiptare paguan me ikjen e fëmijëve

VLEN përmes një reagimi thekson se “Kazinomani Artan Grubi...

Mickoski: Rreth 25 milionë euro nga buxheti janë destinuar drejt komunave për projekte kapitale

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur një...

Ademi për rastin Grubi: Hakmarrje politike, procesi po e nxjerr të vërtetën

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, e ka...

Popular Categories