Pas konfirmimit të tij në një intervistë për “Live From Tirana” se është në një lidhje dashurie me një vajzë shqiptare jashtë botës së ekranit, duket se Jozefin Marku nuk ka mundur ta mbajë tërësisht të fshehtë jetën e tij sentimentale.
Së fundmi, këngëtari ndau me ndjekësit në Instagram një fotografi nga një ndeshje padeli, ku shihej përkrah një vajze – megjithëse pa zbuluar fytyrën e saj.
Postimi i tij shoqërohej me mbishkrimin: “We love Padel (Ne e duam Padelin)”, një detaj që në fillim mund të dukej i pafajshëm, por që mori menjëherë vëmendje nga ndjekësit e tij të shumtë.



