Bastisje në Kërçovë – gjendet drogë, ndalohen dy persona

MPB Maqedoni njofton se dje (17.07.2025) në orën 17:00 në Kërçovë, zyrtarët e policisë nga Zyra e çështjeve të jashtme kriminale në Kërçovë i privuan nga liria E.P. (30) dhe A.P. (60) nga Kërçova.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Kërçovë, në shtëpi u gjetën dhe u sekuestruan një qese me një substancë pluhur të bardhë dhe një peshore. Ndërkohë, në një pusetë para shtëpisë u gjetën dhe u sekuestruan 51 pako më të vogla me një substancë pluhur dhe dy pako plastike më të mëdha me një substancë të bardhë të kokrrizuar”.

“Të dy u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.

Lajmet e fundit

Taravari: Ziadin Selës i uroj shëndet dhe suksese!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë një...

VLEN: Shqipëria dhe Kosova 3.5 herë më shumë investime në Maqedoni se Serbia

Konferenca për media e VLEN-it: Sot po flasim për një...

Paraburgim për dhunuesin e gruas në Manastir! I dyshuari u arratis nga stacioni policor pas denoncimit

Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka nisur procedurë hetimore...

Popular Categories